Vetëm dy ditë pas Pashës Ortodokse një vjedhje është kryer mëngjesin e sotëm në kishën e Shën Sotirit, policia e Korçës ka marrë njoftim nga prifti i kishës për një vjedhjen e arkës.
Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyrje arkën (paraklisi, vendi ku besimtarët hedhin lekë) e cila ndodhet në rrethimin e jashtëm të kishës.
Nga deklarimet e para që ka dhënë prifti i kishës, dyshohet se në arkë është marrë një sasi rreth 20.000 lekë të reja.
policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Komento