Vidhet natën Drejtoria e Patentave! Autorët marrin një kasafortë, tjetrën e boshatisin, e zbuloi sanitarja, DPSHTRR: Lekët të siguruara, haka do kthehet tek i zoti

KASHAR- Drejtoria e Patentave në Kashar ka rënë pre e vjedhjes gjatë orëve të natës! Ka qenë sanitarja ajo që ka zbuluar se dy kasafortat e kësaj drejtorie janë vjedhur, teksa gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se dyshohet se autorë të kësaj ngjarjeje janë dy persona ende të paidentifikuar.

Një prej kasafortave është lënë në zyrë, e boshatisur, teksa kasafortën tjetër autorët kanë arritur ta marrin. Sipas DPSHTRR autorët kanë arritur të marrin 706,148 lekë. Për këtë grupi hetimor ka nisur hetimet, teksa ia vlen të thekson se kjo drejtori është e pajisur me kamera sigurie të cilat e kanë filmuar gjithë vjedhjen.

Kamerat kanë filmuar gjithashtu edhe automjetin që kanë përdorur autorët për t'u larguar nga vendi i ngjarjes dhe targën. Raportohet se ka qenë një makinë ngjyrë e zezë, teksa mësohet se janë marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie, përfshirë edhe to të sigurisë për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me këtë ngjarje.

Drejtoria e Transportit Rrugor dhe Patentave ka reaguar pas ngjarjes duke theksuar se shuma që është vjedhur është 706,148 lekë, ndërsa përveç hetimit do të ketë edhe auditim të posaçëm. Drejtoria e Transportit Rrugor dhe Patentave shprehet se përgjegjësinë sipas kontratës e ka subjekti i ruajtjes së godinës dhe sqaron se paratë që u vodhën do të kthehen sërish në arkën e institucionit, siç ka ndodhur edhe në një rast më parë ku u vodh xhiroja e drejtorisë në Laç, por njëra nga bankat e nivelit të dytë, ka kompensuar shumë e vjedhur.

"Nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit, rezultoi se nga ngjarja e vjedhjes në drejtorinë rajonale Kashar mungon shuma prej 706,148 lekë të reja. (Përveç hetimit do ketë dhe auditim të posaçëm nga DPSHTRR!) Vijon hetimi nga organet kompetente që do përcaktojë në detaj çdo element për t’u vijuar më pas me nxjerrjen e çdo përgjegjësie ligjërisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të dt. 24.06.2020 (rreth orës 02:15-03:15) nga persona të maskuar, gjatë kohës që shërbimi ka qenë i mbyllur dhe në përgjegjësinë e subjektit që ka kontratë (deri në 23.07.2020) për ruajtjen e objektit.

Lajm pozitiv nga DPSHTRR, për t’u ditur që çdo vlerë financiare garantohet! Subjekti BKT, me të cilin DPSHTRR ishte në proces gjyqësor për një ngjarje me pasojë vjedhjen e shifrës së 5,401,420 lekë të reja, e ndodhur gjatë transferimit së xhiros së DRSHTRR Laç, në dt. 27.12.2017, ktheu shumën përkatëse në llogarinë e DPSHTRR në dt. 22.05.2020! Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet hyzmeti çdo qindarke të arkës sonë! Shërbimi vijon normalisht" thuhet në reagimin e DPSHTRR.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)