Policia Librazhd ka njoftuar se një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një servis makinash në Përrenjas, nga ku janë marrë para që ndodheshin në kasafortën e servisit.
Pronari i servisit A. B., 40 vjeç, banues në Prrenjas ka njoftuar uniformat blu sapo ka diktuar vjedhjen e parave nga kasaforta.
Ai ka kallëzuar se gjatë natës një shumë e konsiderueshme parash i janë marrë nga kasaforta e servisit të tij, të cilat ishin fitim nga puna e tij në servisin e makinave.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Nuk dihet ende shuma e parave të vjedhura nga autori/autoret ende të paidentifikuar.
Ndërkohë policia vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)