Vidhet dyqani në Vlorë! Hajduti me maskë anti-COVID thyen derën me sqepar dhe vjedh 12 celularë (VIDEO)

VLORË- Një dyqan celularësh është vjedhur gjatë natën.  Ngjarja ka ndodh rreth orës 03: 30 të mëngjesit përballë ambulancës qendrore të qytetit të Vlorës.

Mësohet se një person me maskë ka thyer derën kryesore të dyqanit dhe ka marrë disa aparate celularësh të markave të ndryshme.

Policia është në vendngjarje po merr shenjat e gishtave e pamjet filmike te kamerave të sigurisë për të çuar drejt identifikimit dhe kapjes së autorit. 

1614932798_vloree2.jpeg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Thyen derën me sqepar, momenti kur grabitësi me maskë anti-COVID futet në dyqanin e telefonave në Vlorë (VIDEO)

Report Tv siguron videon e vjedhjes së sotme të ndodhur në një dyqan celularësh. Siç shihet ën pamje, një i ri ka thyer derën e një dyqani dhe ka vjedhur 12 celularë. E gjithë vjedhja ka ndodhur brenda pak minutash ku i riu ishte me maskë anti-COVID, kapele dhe kapuç. I ri nuk është identifikuar ende.

1614940339_Sequence03.00042712.Still030.jpg

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë