Vidhen gjatë natës zyrat e Njësisë Administrative Shënkoll, kryetarja: Janë marrë dy aparate fotografike! Nuk ka asnjë dokument të dëmtuar (VIDEO)
Zyrat e Njësisë Administrative të Njësisë Shëkoll në Lezhë, kanë rënë pre e grabitjes gjatë natës. Vjedhja është konstatuar mëngjesin e sotme dhe janë marrë disa pajisje të zyrave ‘Aleat’.
Redaksia 26 Maj 2021, 08:48 | Përditesimi: 27 Maj 2021, 07:21
LEZHË- Njësia Administrative e Shënkollit në Bashkinë Lezhë është vjedhur me anë të thyerjes nga persona ende të paidentifikuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është konstatura mëngjesin e së mërkures, kur punjonjësit kanë shkuar në punë.
Ata lajmëruar menjëherë policinë dhe nga verifikimet rezultoj se hajdutet kanë hyre nga dritarja dhe kanë hapur me force dyert e disa zyrave, duke marrë dy aparate fotografik në zyren e Kompanisë ALEAT që ndodhet në godinën e kësaj njësie si demtuar dyer e disa mobilje. Administratorja e Shenkollit Lina Guri, thotë se nuk është prekur asnjë dokumentacion brenda zyrave të njësisë.
Në lidhje me rastin policia nisi menjëherë hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve të cilët kanë lënë gjurme që mund të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas të dhënave godina e Njesisë Administrative të Shënkollit nuk ka roje nate dhe as kamera sigurie, ndërsa prej kohesh aty ishte e vendosur dhe qendra shëndetësore e fshatit Shënkoll.
Zyra ku ndodhi vjedhja
Njësia Administrative Shënkoll
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:34
Flet kryetarja e Njësisë Administrative Shënkoll: Janë marrë dy aparate fotografike! Nuk ka asnjë dokument të dëmtuar (VIDEO)
Kryetarja e Njësisë Administrative të Shënkollit, Lina Guri tha se vjedhjen në zyrë e ka konstatuar rreth orës 07:55. Guri tha se janë shkatërruar dyert, tavolina, sirtarë ndërkohë që janë marrë dy aparate fotografike të zyrave ‘Aleat’. Më tej Guri theksoi se është konstatuar se nuk është marrë asnjë dokument. Ajo shtoi se nuk ka dijeni sesi janë futur brenda zyrave.
‘Në orën 8 pa 5 kemi konstatuar vjedhjen. Është zyra Aleat që shërben për tre njësive të bashkisë së Lezhë. Janë dëmtuar dyert dhe sirtarët e tavolinave. Janë marrë dy aparate fotografikë tek zyra Aleat. Pra vetëm zyra e gjendjes civile ka kamera. Asnjë dokument nuk është marrë. Nuk e dimë nga janë futur.’- tha Guri.