VLORË- Fshati Oshtime në Vlorë ka mbetur pa ujë. Report Tv mëson se gjatë natës është vjedhur transformatori i ujësjellësit dhe për rrjedhojë fshati nuk mund të furnizohet me ujë.
Burime bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar e kanë vjedhur transformatorin gjatë natës.
Në Njësinë Administrative Novoselë ky është transformatori i tretë që vidhet brenda pak kohësh.
Komento