Vidhet kisha e Shën Thanasit në Korçë, autorët thyejnë 4 arkat ku besimtarët dhuronin para (VIDEO)

KORÇË- Një kishë është vjedhur gjatë natës në qytetin e Korçës. Kisha e Shën Thanasit është vjedhur gjatë orëve të natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë mundur të thyejnë 4 arka ku njerëzit hidhnin lekë për të blerë qirinj, duke marrë gjithçka kishin brenda. 

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha bën me dije se autorët e kësaj vjedhje kanë përdorur derën e pasme të kishës për të hyrë brenda. Si pasojë dera e pasme është shkërmoqur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj vjedhje si dhe për kapjen e autorëve.

1574063117_kisha.jpg

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të paprecedentë ka reaguar edhe anëtari i Këshillit të Kishave, Robert Vangjeli i cili për momentin zëvendëson kishtarin që ndodhet në Itali.

Vangjeli shpreh shqetësimin e madh para mediave për shkatërrimin që i është bërë kishës së Shën Thanasit gjatë natës. Sipas tij kjo është kryer nga njerëz të papërgjegjshëm duke parë edhe mënyrën se si është shkatërruar brenda kisha, sidomos arkat e besimtarëve dhe arka e qirinjve.

"Shpreh shqetesimin e madh para mediave per shkaterrimin qe i eshte bere kishes se Shen Thanasit mbreme naten nga njerez te papergjegjshem dhe menyra sesi esjte shkaterruar brenda kisha sidomos arkay e besimtareve dhe arka e qirinjve.Eshte alaramante dhe njerez te paperhjegjshem qe duket se do jene njerez te droguar sepse menyra e shkaterimit eshte e ulet dhe alarmante. Nga sa pame ne pamjen e pare qe hyme jane shkaterruar gjith arkat e besimtareve 4 te tilla dhe nje arka qe qirinjve,jane shkallmuar dyert sepse dyert ksne qene te mbyllura. Ky eshte nje problem qe ka ndodhur para 2,vitesh po jo ne kete forme,na ka ndodhur dhe ne kisha te tjera.

Eshte dicka e perseritur prandaj dhe e ngre problem para jush sepse Shen Kostandini e te tjera kisha vidhen shpesh . Pjesa me e madhe e autoreve që kane kryer vjedhjet ne kisha e Korces nuk jane kapur,nje qe eshte kapur eshte falur nga kisha. Po behet shume shpesh vjedhje dhe kjo e mbremshmja eshte per tu shqetesuar shume. Tek njeri nuk dyshojme, se kisha eshte me orar te kufizuar pastaj largohen pjestaret e kishes. Kjo e mbremshmja eshte alarmante ine dyshoj per njerez te droguar e te papergjegjshem" tha Robert Vangjeli.

Kjo nuk është hera e parë që objektet e kultit bien pre e vjedhjeve. Ashtu si në Korçë, ka patur raste edhe në qytetet e tjera, ku njerëz të papërgjegjshëm, thyejnë dhe grabisin lekët e dhuruara për bamirësi në objektet e kultit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?