SHENGJIN – Zona bregdetare e Shëngjinit ka mbetur pa ujë të pijshëm që prej natës së mbrëmshme, pasi persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur linjën e tensionit të lartë që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave.
Vjedhja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku janë marrë 3 skarpata prej 60 metrash, duke lënë pa drita pushuesit e kësaj zone.
Pas konfirmimit për vjedhjen e linjës elektrike të stacionit të pompave që furnizon Shëngjinin, janë vënë në lëvizje drejtuesi e CEZ-it, ndërmajrrjes së ujësjellësit dhe komunës, të cilët kanë nisur riparimin e defektit.
Kreu i komunës, Salvador Kaçaj, ka bërë të ditur se situata do të zgjidhet pasditen e sotme, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e organeve të drejtësisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ai ka akuzuar punonjësit e CEZ-it se bashkëpunojnë me hajdutët për të kryer vepra të tilla.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e Policisë, të cilat kanë bërë të ditur se tashme për të ruajtur linjat e energjisë elektrike do të ngrihen grupe të posaçme të cilët do të bashkëpunojnë me kryetarët e fshatrave në zonat që janë më problematike për vjedhje të tilla.
/Shqiptarja.com