Vidhin argjendari dhe vila banesash, arrestohen tre 'skifterët' shqiptarë në Itali

Vidhin argjendari dhe vila banesash, arrestohen tre 'skifterët' shqiptarë në Itali

Materialet e sekuestruara nga policia italiane

3 shqiptarë janë arrestuar së fundi nga policia italiane pasi akuzohen si autor për kryerjen e 100 rasteve vjedhjesh dhe grabitjesh në periudha të ndryshme kohore vepruese kryesisht në krahinat e  Pordenone dhe Trevisos, në Itali.

Sipas mediave italiane 3 të arrestuarit, janë përgjegjës për 33 raste vjedhjesh dhe 70 krime të ngjashme e grabitje në vila dhe shtëpi aktivitet ky i cili ishte shtrirë në disa zona në Italinë Veriore.

Mësohet se gjatë aksionit të policisë janë ndaluar shqiptarët Darjel Prushi, 26-vjeç, Edmond Ethemaj, të dy me banim në Conegliano, dhe Bikoll Dobrozi të cilët prej kohësh jetonin në Itali.

Bëhet e ditur se këta persona ishin persona të specializuar për krime specifike në fushën e veprimtarisë së vjedhjes së vilave dhe funksiononin si një bandë e strukturuar kriminale, kryesisht në krahinat e Pordenonit dhe Trevisos. Deri më tani përmes këtij aktiviteti të paligjshëm  anëtarët e kësaj bande kishin përfituar rreth 1 milion Euro.

Krahas vjedhjes së banesave e të shtëpive, grupi i shqiptarëve mësohet se kryente edhe vjedhje argjendarish dhe prej aty merrnin bizhu me vlerë të madhe.

Hetuesit gjithashtu gjetën armë, municione dhe identifikuan një rrjedhë të mallrave të paligjshme në Shqipëri, ku ata i kishin investuar si rrjedhojë e aktivitetit të paligjshëm.Të tre të ndaluarit ndodhen aktualisht në burgun në zonën e Pordenone, ku ata po mbahen të izoluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa