Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga 2 punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve në Aeroportin e Rinasit dhe ka vënë nën hetim 2 të tjerë pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e udhëtarëve. Ata akuzohen për pesë vjedhje të ndodhura në Aeroportin e Rinasit.
Gjatë operacionit policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 4550 eurove të humbura nga një pasagjer i cili kishte bërë denoncim tre ditë më parë. Ai kishte denoncuar vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstatuar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.
Gjatë hetimeve të kryera policia ka zbardhur edhe rastet e katër vjedhjeve të tjera të ndodhura në aeroport, ndër to dy vjedhje të vlerave monetare dhe dy të tjera vjedhje të varëseve të floririt të dy udhëtareve që kishin bërë denoncim pranë komisariatit të Policisë së Rinasit. Të gjitha rastet e zbardhura datojnë pas muajit Mars të këtij viti.
Në pranga kanë rënë D. M. 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq. Ndërsa në gjendje të lirë po hetohen A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.
Operacioni i kryer ka për qëllim forcimin e masave të sigurisë pas ngjarjeve të ndodhura në Aeroportin e Rinasit. Problematika e vjedhjes së valixheve është denoncuar më herët edhe nga Report TV, pasi shumë udhëtarë kishin paraqitur denoncime për humbjen e bagazheve.
Për sigurinë në aeroportin e Rinasit, është përgjegjëse TIA, kompania kineze e sigurisë.
Në datë 9 prill siguria në këtë aeroport u cënua rëndë pas grabitjes ku u morën miliona Euro për rreth 4 minuta.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.7%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2025 nis me fluks të madh pasagjerësh për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
7 Janar, 16:40
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, duhen 90 minuta nga Rinasi në Tiranë! Policia e semaforët inekzistentë (FOTOT)
6 Janar, 17:50
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
VIDEOLAJM/ Vizitorët priten me ‘K’cimin e Tropojës’ në tokën shqiptare
29 Dhjetor 2024, 08:34
-
Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët
23 Dhjetor 2024, 19:28
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 13:55
-
I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në '41 BIS' 3 të rrezikshëm brenda 4 ditëve në regjimin e posaçëm
17 Dhjetor 2024, 18:20
-
Rinas/ Ilaçe kontrabandë nga Jordania, arrestohen 5 kosovarët! Mbi 1 mln tableta në 14 çanta, përdoreshin edhe për përgatitjen e drogës! Kapen 300 mijë euro cash (EMRAT)
17 Dhjetor 2024, 12:12
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Rekordi/ Pasagjeri i 10 miliontë në Rinas nga Holandë: Surprizë për mua! Drejtori Operacional i TIA-s: Fokusi ynë, zhvillimi i qëndrueshëm
10 Dhjetor 2024, 09:27
-
Të dënuar për përdhunim e drogë, kapen dy turq në Rinas, pritet ekstradimi në Turqi e Gjermani! Në pranga edhe shqiptari i dënuar për drogë (EMRAT)
9 Dhjetor 2024, 10:21
Vjet ne gusht ma dhane valixhen mbas 1 dite u detyrova ndejta ne tirane dhe shkova e mora te nesermen ne rinas,thane qe e ka fajin beogradi ai i vonon ,po tani e kuptoj i kontrollojne vete.Turp o labaker hajduta pulash rini gjithe diten dembela.
PërgjigjuShum turp, taman dermojini kta muter. As njeri ska te drejt ne bot te vjedhi pronen e dikujt tjeter. Kto jan niveli me ulet e popullit. Per mendimin tim cdo person qe punon ne vende te tilla duhet ti nenshtrohet nje programi screening qe te dihet se ca lloj menderesh fusin ne pun. Nqs se doni lek beni dicka ilegale por ama jo te vjedhesh pasurin e dikujt se haram do e kesh gjith jeten. Kurr nuk pasurohesh dot me djersen e tjetrit. Pastaj ku i dihet qe ste qellon ndo nje hund lesh dhe te masakron ty hajdutin dhe familjen copa copa.
PërgjigjuShqiptari që nuk ka në ADN e tij vjedhjen nuk është shqiptar...
PërgjigjuPastrojeni Rinasin nga keta fshatare dhe hajdute ordinere. Kush futet ne Rinas duhet te perzgjidhet
PërgjigjuKatundaret si vodhen tokat tek astir vjedhin dhe qytetaret dhe valixhet ne aeroport njerez pa shkolle qe paguaj per punsim
PërgjigjuMe ne fund,kto palaçio njerez kan hapur dhe valixhen time,, rrespekte policia.
PërgjigjuDërrmojini keta mutër por sidomos mutrit që i kanë punesuar me mikllëk! Gjithashtu në kohe te ndryshme here pas here te zevendesohet I gjithë stafi me të tjerë që e meritojne!
Përgjigju