TIRANË, 6 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Policia e Tiranës ka arrestuar një bandë hajdutësh të cilët akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh.
Kështu sipas policisë të kryqytetit të arrestuar janë 5-së të rinjë, të cilëve gjatë prangosjes i janë sekuestruar edhe një sërë provash materiale si, telefona, DVD, videoregjistrator, sende kozmetike e rroba të vjedhura në këto banesa.
Aktualisht po kryen veprimet e para hetimore dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën e "Vjedhjes në bashkëpunim" e ngarkim dhe veprën e "Moskallëzimit të krimit" per Erjon Nikollin, qe besohet se eshte dhe kapo banda.
Të arrestuarit janë:
1. Flogert Hysa, 22 vjec, banues në Tiranë,
2. Fatjon Kaci 18 vjec, banues në Tiranë,
3. Edmond Lleshi 19 vjec, banues në Tiranë
4. E.V, 17 vjec, banues në Tiranë
5.Erjon Nikolli 28 vjec, banues në Durrës,
Këta persona akuzohen se janë bashkëpunëtorë në të paktën 5 vjedhjet e mëposhtme:
Në datën 18.07.2014, vidhet banesa e qytetarit M.M
Në datën 21.10.2014, vidhet banesa e qytetarit U.F
Në datën 12.11.2014, vidhet banesa e qytetarit P .O
Në datën 27.12.2014, vidhet banesa e qytetarit P .S
Në datën 04.01.2015, vidhet banesa e qytetarit I.C












