ELBASAN - Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 3 të rinj, të akuzuar për vjedhjen e disa banesave në këtë qytet. Në prangat e policisë kanë rënë Markelian Sula 20 vjeç, Indrit Hamza, 24 vjeç dhe Enea Shabani 20 vjeç, që të tre banues në Elbasan.
 
Sipas policisë arrestimi i tyre është kryer, pasi ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur dyqanin e shtetasit Frederik Jolldashi. Po ashtu sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se tre të rinjtë, në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Elbasanit, kane vjedhur edhe tre dyqane të tjera dhe konkretisht dyqanet e shtetasve D. Panxhi, H. Hyseni dhe M. Cani.
 
Materialet ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për procedime të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)