Vidhnin kartat ID të pacientëve dhe merrnin kredi në emër të tyre, Apeli i Tiranës lë në burg infermieren e spitalit psikiatrik, arrest shtëpie shoqja e saj
Elisabeta Bardhollari dhe Orjada Hoxha
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit nr.5 në Tiranë, Elisabeta Bardhollari dhe arrest shtëpie për Orjada Hoxhën, duke refuzuar kërkesat e tyre për masë më të butë sigurie.
Më 30 shtator, Gjykata e Tiranës la në burg Bradhollarin dhe në arrest shtëpie Hoxhën, pasi kjo e fundit ka tre fëmijë të vegjël. Ato u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën nëpërmjet mashtrimit, përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.
Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi. 39-vjeçarja Bardhollari ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.
Hoxha i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Bardhollari dhe Hoxha përdornin një institucion financiar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve. Rasti u zbulua pas denoncimit të bërë nga një qytetar në polici. Nëpërmjet bankës së nivelit të dytë ku merrej kredia, u identifikua fillimisht Hoxha, 32 vjeçe. Pasi u arrestua ajo pranoi veprimet që kishte kryer duke argumentuar se gjithçka e kishte bërë në mirëbesim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6427
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi për Tiranën nga Eduard Zaloshnja: PS merr 19 mandate, PD 13, Partitë e reja 5
4 Shkurt, 17:55
-
Landfilli i Sharrës s’ka më vend për dherat, kamionët e ndërtuesve prej javësh po kthehen mbrapsht! Agjencia që e administron njoftoi institucionet
4 Shkurt, 17:41
-
LISTA / Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për subvencionimin e kredive të buta
4 Shkurt, 15:28
-
Tiranë/ Fitoi 200 mijë euro brenda një viti duke shfrytëzuar për prostitucion 16 femra të huaja online, 'Escort' shpall në kërkim 36-vjeçarin (EMRI)
4 Shkurt, 15:25
-
Tiranë/ Mungesa e patentës dhe kolaudimit të mjetit zbulon hajdutin e kërkuar, Rrugorja e arreston! (VIDEO)
4 Shkurt, 15:00
-
Nga shtatori ushqim falas në 119 shkolla të Tiranës, Seferi për Report Tv: Përfitojnë 32 mijë nxënës, menuja ushqimore me dakordësinë e prindërve
4 Shkurt, 13:21
-
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
4 Shkurt, 12:44
-
Veselinovic: Respektojmë Laçin pastaj derbin, s'e dija që Partizani kishte 20 vite pa këtë trofe
4 Shkurt, 12:37
-
Skënder Minxhozi: Një çerek milion vota që kanë futur në ankth Tiranën politike
4 Shkurt, 11:11
-
Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbott takohet me Dumanin: SPAK, institucioni më i besuar! E mbështesim për hetimin e krimeve zgjedhore
4 Shkurt, 10:35
-
Derbi në mesditë, Partizani - Tirana luhet në 'Arenën e Demave'?
4 Shkurt, 09:54
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58