SARANDË- Në vijmë të operacionit të koduar "Pushuesit", për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik ndaj pushuesve vendas e të huaj, policia e Sarandës ka vënë në pranga 2 persona të tjerë.
Ata në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer 3 vjedhje në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, gjatë sezonit turistik dhe më pas largoheshin drejt kryeqytetit dhe i mbanin të fshehura në banesë. Dy të arrestuarit Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë dhe Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, kanë qenë të dënuar më parë në për të njëjtën vepër penale.
Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” në shtetin Shqiptarë dhe atë Grek, ndërsa Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik, në qytetin e Sarandës, konkretisht:
1. Më datë 08.06.2021, këta shtetas, kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë dore, në banesën e shtetasit A. B.
2. Më datë 13.06.2021,kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit E. B.
3. Më datë 08.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë si unaza, ora dore dhe varse në banesën e shtetasit B. A.
Për vjedhje të mbetur në tentativë ka rënë në pranga edhe një 18-vjeçar Jolian Hila i cili është kapur më datën 09.09.2021, teksa ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit D. K.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. V., 42 vjeç, banues në Tiranë, (pronari i një argjendarie në Tiranë) për veprën penale të “Përvetsimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në argjendarin e tij, u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas, ndërsa pjesa tjetër e sendeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit Renato Vezelaj, në Tiranë.
Sekuestrohen varse floriri, ora dore dhe sende të tjera me vlerë.
Më herët janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë, për 14 vjedhje të ndodhura në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit.
Materialet proceduriale, iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme