Policia e Tiranës ka shkatërruar grupin e shqiptarëve që trafikonin dhe tregtonin makina që kishin vjedhur në vendet nga vendet e BE-së. Për pasojë është arrestuar një 52-vjeçar, K.B si edhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht personat me iniciale K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim personat me iniciale, R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta persona kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e sasisë apo paketat elektronike. Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm. Policia është duke kryer të tjera heitme në rast trafikimi të automjeteve të vjedhura nga këta persona.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
nga kane hyre ketk makina te vjellura ne Shqiperi?nga doganat qe jane ne bashkpunim me policine qe i bojne keto pislliçe,te hetohen edhe keto hajdut me uniforme.
Përgjigju