Vidhnin materialet e ndërtimit në kantier, arrestohet punëtori dhe dy rojet në Korçë

Vidhnin materialet e ndërtimit në kantier, arrestohet punëtori dhe dy rojet në Korçë

Foto ilustruese

Policia e Korçës ka vënë në pranga një punëtor dhe dy roje të një shoqërie private të ruajtjes së sigurisë fizike në kantierin e TAP. Personat e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjete dhe materiale të ndryshme ndërtimi. Në pranga kanë rënë shtetasit Sotir Ramo, punëtor, dhe Arben Lumani e Ardian Dinkalari, roje.

Njoftimi i policisë:
Shpërdorojnë detyrën dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin vjedhin mjete dhe materiale të ndryshme ndërtimi.

Arrestohen në flagrancë një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në kantierin e TAP-it. Më datë 07.04.2018, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Sotir Ramo, 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor në TAP). Arben Lumani, 56 vjeç, dhe Ardian Dinkallari, 48 vjeç, të dy banues në Korçë, (me detyrë roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në TAP).

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin me targa AA 589 AR, në pronësi të Sotir Ramos, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale të ndryshme ndërtimi të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit të “Tap-it” ku ishin të punësuar. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, nenet 134/2 dhe 135/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja