Vidhnin shuma të mëdha parash në hipermarketin ku punonin, arrestohen dy lushnjaret/EMRAT

Vidhnin shuma të mëdha parash në hipermarketin ku punonin, arrestohen dy lushnjaret/EMRAT

Policia e Lushnjes

Dy vajza janë arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi akuzohen për vjedhje. Në pranga kanë rënë shtetaset Sonila Gjoshi, 24 vjeçe, dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja banuese në Lushnje.

Policia sqaron se arrestimi i tyre është bërë, pasi dy të rejat vidhnin shuma të konsiderueshme parash më shumë se një herë në hipermarketin ku punonin si shitëse.

Njoftimi i policisë:
Vjedhin shuma të konsiderueshme lekësh më shumë se një herë në hipermarketin ku punojnë duke shpërdoruar detyrën, ndalohen nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetaset:

1.Sonila Gjoshi, 24 vjeçe, banuese në Lushnje.

2.Eriselda Manati, 28 vjeçe, banuese në Lushnje.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë" parashikuar nga Nenet 135 e 50 gërma “h” të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hiperkarmeti: 09/06/2018 09:56

    e bukur kjo hiperkarmeti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!