Vidhte dyqanet, por për të zhdukur gjurmët përdorte çorape në duar e kokë. Kjo është ngjarja që ka ndodhur sot në Sarandë, ku 38 vjeçari Gligor Karo ka vjedhur disa pajisje në një dyqan telefonie celulare në një zonë afër spitalit.

Sipas policisë, 38-vjeçari është kapur në flagrancë duke vjedhur teksa ka qenë i maskuar me kapuç të zi në kokë dhe në vend të dorezave në të dyja duart ka përdorur "çorape" të bardha.

sarande
Pasi ka thyer xhamat e dyqanit, Karo ka vjedhur disa aparate teknologjike si: 2 aparate "Tableta-iPad" me vlerë totale 40.000 lekë (2×20.000) dhe në tentativë për të marrë edhe aparate të tjera celulare, nuk ka mundur t'i marrë pasi ka dalë me shpejtësi nga dyqani.
 

Në momentin që ka marrë këto 2 tableta, sapo ka dalë nga dyqani në tentativë për t'u larguar është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Policisë së Sarandës për veprat penale "Vjedhje" dhe "Shkatërrim prone".
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)