Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes qytetarët nëpër Tiranë, arrestohet 27 vjeçari! U kap teksa po tentonte të grabiste një grua

Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes qytetarët nëpër Tiranë, arrestohet 27 vjeçari! U kap teksa po tentonte të grabiste një grua

Foto ilustruese

Një 27-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Tiranë, pasi vidhte nëpërmjet kanosjes qytetarët nëpër vende të ndryshme të kryeqytetit, me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme "Shqiponjat", mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve konkretisht :

I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I;

Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.

Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit