TIRANË- Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se është autori i vjedhjeve të disa marketeve në kryeqytet. Në pranga ka rënë Gerti Danglli, i cili dyshohet se është autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore në markete.
“Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.