SARANDË- Report Tv siguron ekskluzivisht videon dhe foton e skifterit Ben Sula që ka kryer deri tani 22 grabitje në Sarandë. 19 të dokumentuara 3 nga të cilat po hetohen.
Sipas videove të siguruara skema e përdorur të 45-vjeçarit Ben Sula ka qenë veshja si endacak ose turistë nga ora 01:00 e natës deri në orët e para të mëngjesit në orën 04:00. Sula ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vjedhje.
Rinte në plazh afër turisteve pikaste dhe mësonte intinerarin e tyre të lëvizjes dhomat dhe kryente vjedhjet. Në 5 mëngjes merrte autobusin dhe vinte në Tiranë dhe shiste sendet e vjedhura. Ai vidhte vetëm aksesorë, argjendari dhe para, asnjëherë karta ID apo pasaporta. Nder turistet e vjedhur ishin familje shqiptare, kosovare, polake, italiane e franceze. Shuma më e madhe që ka vjedhur në Sarandë ka qenë 13 mije euro të një çifti që kanë qenë me pushime.
Pasi shiste sendet e vjedhura kthehej në Sinaballaj të Rrogozhinës, fshatin ku jetonte.
Para hetuesve dhe policisë së Sarandës Sula ka pranuar vjedhjet ndërsa është shprehur i habitur pasi në Greqi dhe Itali identifikimi i tij ishte edhe më i vështirë sesa policia vendase.
.jpg)
.jpg)
Hajduti, Ben Sula
-
E kam thene dhe here te tjera,shteti duhet qe te detyroje me ligj te gjitha argjendarite, dyqanet e pengut,galerite qe shesin vepra arti,dyqanet qe shesin antikuare e vjetersira me vlere,pikat ku shit-blihen makina e mjete te motorizuara,arme ,te mos bejne asnje transaksion shit-blerjeje pa kerkuar e regjistruar ID.Nese nuk kerkojne ID,rrezikojne licensen e burgun,kete te fundit kur behet fjale per gjera te vjedhura,ose gjera te permendura ne ngjarje kriminale.Ju kujtohet para ca kohesh ajo pjanola antike qe e kishin vjedhur ne Itali dhe e sollen ne Shqiperi per t'a shitur.Po te mos ishte vene ne faqen policore,kushedi si do te ishte fati i saj!Po keshtu dhe rasti i sotem me bizhuterite.
Përgjigju -
rriheni ne burg,,dhe kalbeni ne burg 15 vjet.....te marrin vesh dhe te tjeret....
Përgjigju -
Per mua ky duhet te dale me detyrim paraqitje pasi gjej rrethana lehtësuese ne veprën e kryer. Eshte bere nga nervozizmi qe kishte qe shikonte te tjeret qe Benin jete bobash e ky nuk bënte. Kshuqe e di vet prokurori ceshtjes
Përgjigju











Komente
Komento