Tiranë- Një pronar lokali në Tiranë ëhstë konstatuar se ka furnizuar lokalin e tij me ujë, përmes ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin shpqërndarëstë ujit të pijshëm.
 
Siç bën të ditur Ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve, ky rast është konstatuar nga grupi i ekspertëve i cili është ngritur nga kjo ndërmarje dhe policia e shtetit, në kuadër të nismës që ajo ka marrë për evitimin e rasteve të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet.
 
Në pranga ka rënë Ferhat Minga, i cili sapo është konstatuar se ka ndërhyrë në rrjet është shoqëruar për në polici.
 
UKT-ja ka nisur prej ditësh aksione për evidentimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin shpërndarës të ujit, ndaj dhe ka shënuar disa raste kur konsumatorë apo pronarë lokalesh apo restorantesh kanë vjedhur ujin e pijshëm, duke iu shmangur kështu pagesës së faturës së tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)