VIETNAM - Një baba me të birin ka jetuar plot 40 vjet, i fshehur në pyjet e Vietnamit, pa ditur se ka përfunduar lufta, e cila kishte mbretëruar në kohën kur ai u fsheh.
 
Ai kishte ikur në pyll bashkë me të birin në vitin 1973, pasi një shpërthim u pati shkatërruar shtëpinë e nga kjo ngjarje pati humbur jetën e shoqja dhe dy fëmijë të tjerë.
 
Fshatarët që kishin shkuar në pyll për të prerë dru për djegie i kanë zbuluar këta dy njerëz dhe kanë alarmuar policinë.
 
Siç shkruan gazeta “Dan Tri” dhe transmeton "Der Spiegel" babai, sot 82-vjeçar, mund të komunikojë jo lehtë, ndërsa i biri, rreth 41 vjeç, mund të flasë vetëm disa fjalë të shkëputura.
 
Gjatë gjithë kësaj kohe ata nuk kanë pasur asnjë kontakt me njerëz të tjerë, ndërsa kanë jetuar nga frutat e malit dhe nga gjahu.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)