Të infektuar të tjerë në Britani dhe Gjermani, Vietnami konfirmon dy raste të reja të koronavirusit, mbyllen dhe dezinfektohen shkollat

Të infektuar të tjerë në Britani dhe Gjermani, Vietnami konfirmon dy raste të reja të koronavirusit, mbyllen dhe dezinfektohen shkollat

Vietnami konfirmoi dy raste të tjera të infektuar me koronavirusin që shpërtheu në Wuhan, duke çuar në 12 numrin e rasteve të konfirmuara në të gjithë vendin.

Sipas mediave shtetërore vietnameze, dy rastet e fundit - një 16 vjeçar dhe një 49 vjeçar - janë anëtarë të familjes së një punëtori që kohët e fundit ishte testuar pozitivpër virusin pas kthimit nga Wuhan. Të dy pacientët janë në gjendje të qëndrueshme dhe të karantinuar.

Autoritetet lokale në 63 qytete dhe provincat në Vietnam kanë njoftuar se shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Ndërkohë edhe Britania dhe Gjermania konfirmojnë më shumë raste të koronavirusit.

Një person i tretë është testuar pozitiv për koronavirusin në Britani, tha në Twitter Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar. 

Edhe në Gjermani një person është konstatuar i infektuar në shtetin gjerman të Bavarisë, duke i çuar në 13 numrin e përgjithshëm.

Fotografia e epidemisë e azhornuar në internet dhe e hartuar nga Qendra për Shkencë dhe Sisteme Inxhinierike e Universitetit Amerikan Johns Hopkins, tregon se ritmi i dëmeve njerëzore të shkaktuara nga virusi nuk ka tendenca ngadalësimi.

70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.

Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, në 24 orët e fundit 70 viktima, 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën