BERAT - Një 45-vjeçar me mbiemër të rrallë në Shqipëri, ka bërë një "krim" po kaq të rrallë. Dritan Telegrafi nga Berati u vu në pranga nga policia pasi vodhi një çadër dielli të madhe të vendosur jashtë një lokali. 

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të pronarit 23 vjeçar të lokalit, banues në Berat, sipas të cilit para dy muajsh shtetasi Dritan Telegrafi e ka vjedhur.