'Vija të kuqe Kurtit ose harroni marrëveshjen me Serbinë, Mesazhi i analistes një ditë para vizitës së emisarëve në Kosovë

 

Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian si dhe këshilltarët e sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, mbërrijnë të shtunën në Kosovë dhe në Serbi me qëllim rifutjen e dy vendeve në rrugën e dialogut

Analistja e Kosovës Afërdita Maliqaj gjatë analizës për Report Tv vë theksin tek nevoja e vijave të kuqe që ndërkombëtarët duhet të vendosin për Albin Kurtin

“ Mendoj se Kurti duhet me pas vijat e kuqe. Ka ardhur momenti që dhe BE e emisarët duhet të vendosin vija të kuqe se nëse nuk ka, harroje nëse ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. Kurti do të mundohet të zvarrisë situatën siç ka zvarritur cështjen e zgjedhjeve dhe të targave, se atij i intereson të zvarrisë se e ka të vështirë të pranojë të nënshkruajë një asociacion të cilën e ka pasur kauzë gjatë kohës në opozitë” tha ajo.

Të shtunën zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se Lajçak, Escobar dhe këshilltarët e liderëve të 3 vendeve do të takohen me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiç me shprese se do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte.


Lajmi kryesor:

Analistja akuzon Kurtin: Në Kosovë është bërë një marketing shumë i madh kundër Edi Ramës! Shumë e ulët


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Apeli i GJKKO-së lë në burg ish drejtorët e bashkisë Tiranë në hetim për dosjen '5D'

Apeli i GJKKO-së lë në burg ish drejtorët e bashkisë Tiranë në hetim për dosjen '5D'