Vijat e bardha janë bërë tashmë “inekzistente” për shoferët e automjeteve në kryeqytetin e Tiranës dhe nuk mjaftojnë për t’i sinjalizuar që duhet të ndalojnë për të kaluar këmbësorët.

Nga një vëzhgim i bërë nga “Report TV” shihet këmbësorët të cilët kalojnë mes makinave, shumë herë edhe me vrap, pasi asnjë automjet nuk ndalon për t'i dhënë atyre mundësi të kalojnë, duke u bërë shkak për aksidente. 

Në njërën prej videove të siguruara nga aksioni i policisë Rrugore për ndëshkimin e shoferëve të pabindur, një nënë dhe vajza e saj e vogël duke vënë në rrezik jetën e tyre, kalojnë mes makinave që as nuk ngadalësojnë shpejtësinë në vizat e bardha.

Policia Rrugore ka ndëshkuar shoferët me gjoba nga 2 mijë deri në 7 mijë lekë.