Vijnë në Durrës 9 trupa
të dansit kontemporan

Vijnë në Durrës 9 trupa<br />të dansit kontemporan
TIRANE- Nis në Durrës festivali "Albania Dance Meeting - Festival", me pjesëmarrjen e nëntë trupave të dancit kontemporan. Festivali, i cili prej nëntë vitesh mbledh artistët shqiptarë dhe ata të huaj do të ketë një shtrirje kohore deri në datën 2 dhjetor të këtij viti. Festivali ashtu si dhe vitet e tjera do të jetë në disa skena, si në Durrës, Tiranë, Elbasan, por një shfaqje do të jetë dhe në Prishtinë.

Festivali pretendon të prezantojë 15 shfaqje, si dhe dy premiera. Këtë vit në Festivalin Ndërkombëtar të Dansit Modern e Kontemporan marrin pjesë trupa nga Zvicra, Kanadaja, Hungaria, Italia, Greqia, Shqipëria dhe Kosova. Festivali do të ketë tri shfaqje në tetor, tetë në nëntor dhe katër në muajin dhjetor. Festivali mbështetet financiarisht pas tri vitesh nga Ministria e Kulturës, njëherësh edhe nga Bashkia e Durrësit.

Festivali "Albania Dance Meeting - Festival" ka krijuar një traditë të përvitshme dhe në netët e tij synon të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme. Ky festival ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skena janë prezantuar artistikisht trupa dhe kompani nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Austria, etj. Shtrirja kohore e festivalit do të jetë nga data 2 tetor deri më 2 dhjetor në Durrës, Tiranë, Elbasan e Prishtinë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato