Vijnë për të festuar Pashkët në atdhe, fluks në Kapshticë dhe Kakavijë, për 24 orë kanë hyrë 10 mijë emigrantë

Radhë të gjata janë shënuar mesditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës. Në të dyja anët e kufirit vijon fluksi i udhëtarëve për shkak të Pashkëve, me disa shqiptarë që duan të kthehen në atdhe për festa dhe të tjerë që ikin në shtetin helen.

Ata pohojnë së kanë qëndruar me orë në pritje për shkak të sporteleve të pakta që kanë qenë në dispozicion nga pala greke. Pala shqiptare ka punuar me 2 sportele në ardhje dhe në vajtje e njëjta gjë edhe për palën greke. Kjo situatë përsëritet sa herë që afron ndonjë festë në këtë pikë kufitare.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit gjatë 24 orëve të fundit ka patur një fluks prej rreth 5000 personash në hyrje të Shqipërisë dhe 4000 në dalje.

E njëjta panoramë është edhe në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.

Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve në varësi të situatës. Aktualisht po punohet me 5 sportele, 4 në dalje dhe 1 në hyrje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 14/04/2023 15:06

    Erdhen skellvrite e per dy dite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi