Rastet e vandalizimit të biçikletave 'Mobike' në Tiranë vijojnë. Një tjetër imazh është fiksuar në zonën e Laprakës ku shihet mjeti i varur në një nga shtyllat me emrat e rrugëve. Kjo nuk është hera e parë që njerëz të papërgjegjshëm kryejnë akte të tilla vandale, as rasti i parë i keqpërdorimit të biçikletave ‘Mobike‘.
Po të kujtojmë rastin e një dite më parë ku një mjet 'Mobike' u gjend i hedhur në një kazan mbeturinash e ndërsa rasti tjetër ishte ai i adoleshentit që u filmua teksa shkatërronte mjetin.
Biçikletat 'Mobike' u sollën në kryeqytet falë një marrëveshje mes kryebashkiakut Veliaj dhe drejtorit të 'Mobike', Massimiliano Rubin e cila u nënshkrua në Ditën Ndërkombëtare të Biçikletave.

Komente

