Dy civilë janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga bombardimet ndërsa trupat ruse hynë në periferi të qytetit ukrainas Severodonetsk, ka thënë guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Shumica prej tyre janë banorë të një blloku në pjesën e vjetër të qytetit, tha ai, duke shtuar se ata po përgatisnin ushqim në oborr kur papritmas filluan granatimet.

"Luftimet e ashpra po vazhdojnë për Severodonetsk dhe Lysychansk situata është shumë e vështirë”, shkruan Reuters duke cituar Guvernatorin e rajonit.

"Armiku ka vendosur të gjitha armët e mundshme, duke përfshirë aviacionin. Megjithatë, ushtria jonë po qëndron fort për të mos lejuar që armiku të hyjë më thellë në vend," tha Haidai.

"Qyteti fqinj i Lysychansk mbetet nën kontrollin e Ukrainës dhe evakuimet po kryhen nga qyteti", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

BE nuk arrin marrëveshje për sanksionet ndaj naftës ruse, liderët shpresojnë në qershor! Zelensky: Qëndroni të bashkuar dhe miratoni sanksionet