Grupi i valleve Adrion
Tiranë, 7 Shkurt / ATSH/- Ndërsa na ndajne rreth tre muaj që nga data e mbajtjes së një prej eventeve më të rëndësishme të kulturës folklorike në vend, siç është Festivali i Gjirokastrës, organizatorët po vijojnë me konkurimin e grupeve pjesëmarrëse nga të gjitha trevat shqiptare.
Grupi Polifonik "Oriku", Grupi Polifonik "Tragjasi", Grupi Polifonik "Dukati", Grupi i Valleve "Adrion",  Grupi Polifonik "Të rinjtë e Tërbaçit", Grupi Polifonik "Pavarësia", Grupi Polifonik "Gorishti", Grupi i valleve "Krahu i shqiponjës", dhe Grupi Çam i Valleve, ishin edhe grupet të cilët iu nënshtruan konkurimev zonale të realizuara së fundmi në Bashkinë Vlorë dhe Orikum nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë bashkëpunim me Qarkun Vlorë.
Duke qënë se Vlorë është përgjegjës në rang qarku, për organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015, pas konkurimeve të grupeve si Grupi
Grupi polifonik i Drashovicës
Polifonik të Treblovës, Grupi Polifonik i Bashkisë Selicë, Grupi Polifonik të Beratit, Grupi Polifonik të Bolenës, Grupi Polifonik Krojet e Velçës, Grupi Polifonik të Drashovicës, dhe Grupi i Valleve të Shkollës së Vranishtit, konkurime të cilat u realizuan në 4 shkurt, komisioni i vlerësimit me kryetar I.Dobi, koreograf, muzikolog dhe etnolog, ka vazhduar edhe ditën e sotme me përzgjedhjen e numrave artistik të prezantuar nga grupet polifonike të cilat veprojnë në Bashkinë e Vlorës dhe Bashkinë e Orikumit.
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet më 10 deri më 16 maj 2015 në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, qendër kjo e klasifikuar  si "Pasuri Kulturore e Njerëzimit" dhe e mbrojtur nga UNESCO.
/k.m/ /a.g/