Tërmeti lëkund qytetin e Elbasanit. Dy lëkundje me magnitudë, 2 ballë pasdite dhe 3.3 ballë të shkallës rihter mbrëmjen e djeshme në orën 22:42:23 u ndjenë në Elbasan.
Epiqendra e tërmetit 3.3 ballë ka qenë 5 km në Lindje të qytetit, ndërsa thellësia 8 km, sipas Institutit të Gjeoshkencave. Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, por nuk raportohet për dëme materiale.
Në muajt e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Vlorë, Elbasan, ndërsa janë dëmtuar disa banesa.
Tërmeti më i fortë ishte ai i 12 gushtit me epiqendër në Mat me magnitudë mbi 5 ballë, ndërsa u dëmtuan shumë banesa.
Lekundjet sizmike mbreme ne Elbasan
Komento