Vijojnë punimet në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Ministri i Brendshëm: Në këtë fazë janë rreth 400 të punësuar nga zona

Vijojnë punimet në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Ministri i Brendshëm: Në këtë fazë janë rreth 400 të punësuar nga zona

Vijojnë punimet në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka inspektuar punimet në ndërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Ministri shprehet se punimet po ecin me ritëm të lartë dhe se ky investim ka nisur të ketë një ndikim të madh në ekonominë e zonës.

 “Ky investim përveç peshës së re strategjike që i jep vendit tonë në sigurinë evropiane, ka nisur të ketë një impak të madh zhvillimi edhe për zonën. Vetëm në këtë fazë të punimeve janë rreth 400 të punësuar nga Kuçova. Përfitimi nga ky projekt madhor do të jetë i mëtutjeshëm për gjithë qarkun Berat”, u shpreh Çuçi.

Në total investimi kap një vlerë prej rreth 50 milionë euro. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme. Punimet parashikohet të përfundojnë në fund të vitit 2023.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë