Vijojnë punimet për Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin (VIDEO)

Vijojnë punimet për montimin e urës së re mbi Drin, e cila është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj, ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së plotë të projektit.

Për momentin po vendosen shtresat e stabilizantit dhe asfaltimin e tyre. Sakaq kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet mbi Urën e Madhe të Kukësit.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës. Ura është strukturë hark me çelik Corten dhe ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 ton.

Ky projekt i madh konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe ne Ballkan ne tipologjinë e saj.

 

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur