Vijojnë sërish radhët kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas informacioneve nga kjo pikë bëhet e ditur se problem ka qenë pala greke e cila e ka nisur punën me një sportel duke krijuar radhë të gjata pritjesh nga qytetarë të ndryshëm që kthehen për në Greqi.

Aktualisht sipas informacioneve zyrtare nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës situata është normalizuar, mësohet se është vetëm 1 km radhë nga automjetet që po presin ndërsa puna tashme po vijon me ritme te shpejta

Të dyja palët aktualisht po punojnë me sportele maksimale.