Gjatë një bisede me Qetsorin, ish konkurrentja e Përputhen, Efi Dhedhes ka përmendur edhe njëherë debatin me Luiz Ejllin. Sipas banores, me veprimin e tij të fundit ndaj saj ai i ka humbur shumë pikë vetes që do të thotë se është bërë bajat.
Është komentuar shumë dhe fakti që kur kanë qenë miq, Efi e ka mbështetur gjithmonë Luizin edhe kur e ka pasur gabim, por ajo e mohon duke shprehur se nuk e ka mbështet asnjëherë dhe madje i ka tërhequr vëmendjen shpesh herë.
“Për mua ai i ka humbur shumë pikë vetes. A e fiton? Për mua nuk e meriton në këtë pikë kështu siç e çoi sepse u bë bajat. Bëri çfarë bëri, tregoi fuqinë në ato që unë pashë dhe gjatë gjithë kohës unë ia vlerësoja, i thosha të gjithëve jo sepse Luizi ka këtë, jo se Luizi ka atë dhe ia argumentoja të gjithëve që kisha këtu sepse unë i shihja këtu.
Pikërisht mua të më tregojë atë gjë? E di sa keq kam dalë unë? Sepse gjërat nuk mbahen mend, njerëzit mendojnë tani se thjesht ideja që unë isha mik me Luizin se kështu ma përdornin në përgjithësi, po ta sqaroj, unë nuk i flisja kurrë dhe i thosha ‘sa mirë ia bërë këtij’ , kurrë se kam bërë këtë gjë.
Nëse unë kam qenë aty, i kam thënë ‘çfarë je duke bërë’? Ia kam dhënë mendimin, a më ka dëgjuar mua? Pse kush jam unë të më dëgjojë? Ndoshta diku më ka dëgjuar, ndoshta diku e ka arsyetuar, ndoshta diku s’më ka dëgjuar fare, por kurrë nuk kam qenë unë dakord. I vetmi rast, kur kam dalë dhe ka bërë atë reagimin me Dean, aty s’kam folur, kam thënë ai e ka për lojë sepse isha dhe unë e fryrë. E pranoj isha shumë e fryrë, kisha aq shumë inate saqë thosha, jo se sa mirë po bën, por s’dua ta justifikoj në atë moment. Isha gabim, por në ato momente isha shumë e inatosur, e pranoj”, u shpreh Efi.
luiz MASHTRUESI
PërgjigjuQë në 14 janar për 5% të shqiptarëve eshtë mashtrus,dhunues,pa karakter, ofendues,arrogant ju kaq dini të thoni por e vetmja gjë që mund t'i bëni luizit esht t'i hani mutin