Vijojnë përmbytjet në Kinë, shkon në 33 numri i viktimave
Situata e përmbytjeve në Kinë vazhdon të jetë e rëndë, ku të paktën deri tani kanë humbur jetën 33 persona dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Redaksia 22 Korrik 2021, 12:24 | Përditesimi: 22 Korrik 2021, 13:52
Situata e përmbytjeve në Kinë vazhdon të jetë e rëndë, ku të paktën deri tani kanë humbur jetën 33 persona dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Disa qytete në Kinë vijojnë të jenë të përmbytura dhe bilanci sa vjen e bëhet më tragjik. Mediat vendase bëjnë me dije se reshjet e shiut kanë vijuar dhe gjatë orëve të fundit, duke rritur nivelin e ujit në rrugë.
Uji nëpër rrugët e provincës Henan të Kinës qendrore, zona më e prekur nga përmbytjet, ngjajnë me lumenj dhe kanë marrë përpara çdo gjë.
Më shumë se 200 000 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe transporti dhe puna janë ndërprerë në të gjithë zonën.
Një pjesë e autostradës Zhengzhou është bllokuar nga një grumbull makinash të cilat u bllokuan për shkak të përmbytjeve, duke bërë që pamjet e përmbytjes të bëhen virale.
Në orët e fundit u bë e ditur se është arritur të shpëtohen qindra njerëz nga tuneli i përmbytur i metrosë në Zhengzhou, një qytet me 12 milion banorë që shtrihet në brigjet e lumit të Verdhë në provincën qendrore Henan. Përmbytje e cila u mori jetën të paktën 12 pasagjerëve dhe la pesë të tjerë të plagosur.
Periudha e tanishme është një kohë me shi për rajonin dhe përmbytjet ndodhin çdo vit. Sidoqoftë, shkencëtarët kinezë thonë se ngrohja globale e ka bërë situatën më të rrezikshme dhe paralajmërojnë që moti ekstrem mund të bëhet më i shpeshtë në të ardhmen.