Edhe sot vijon aksioni anti-drogë në rrethin e Krujës. Një ditë më parë u raportua se kanë rënë në pranga 16 persona dhe në kërkim janë shpallur 24 të tjerë.
Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”, të zhvilluar në zonat e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit,
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 makina dhe prova të tjera materiale. Shërbimet e policisë kontrolluan sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.