TIRANË - Policia e Shteti ka vijuar sot në ditën e dytë aksionin në të gjithë vendin për kontrollin e territorit në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale. Në këtë operacion përveç forcave të policive vendore kanë marrë pjesë dhe 31 grupe të Reparteve te FNSH-së dhe Delta Forcë . Ky operacion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Operacioni gjatë ditës së sotme ka nisur që prej orës 18:00 në 12 qarqet e vendit. Sipas njoftimit të policisë deri tani është arrestuar një person, i shpallur në kërkim, ndërsa janë bllokuar 10 automjete pa dokumente.
Gjithashtu bëhet me dije se janë ndaluar 20 persona pa kartë identiteti me vete
Rezultatet e operacionit në ditën e parëNë ditën e parë të operacionit janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 12 autorë, nga te cilët 5 për armëmbajtje pa leje (armë zjarri), 2 për armë të ftohta(thikë) dhe 3 për shkelje rrugore, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.
Në 3 raste janë kapur armë e municione pa leje, konkretisht në qytetin e Shkodrës një pistoletë me 1 autor të arrestuar, si dhe ne Elbasan në dy raste, një me 3 autor të arrestuar në flagrancë ku janë kapur me 800 fishek 10 kapsolla detonatorë dhe 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatorë me fitila të gatshëm për të kryer plasje ku është arrestuar në flagrancë 1 autor.
Janë arrestuar 2 shtetas për mbajtje pa lejë të armëve të ftohta (thikë), si dhe 3 të rinj për drejtim të automjetit pa leje drejtimi.
Janë kontrolluar gjithsej 235 ambiente kryesisht bare,lokale nate dhe te lojërave te fatit.
Janë kontrolluar 1345 automjete dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 10 automjete. Si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi automjetesh për shkelje rrugore si dhe janë mare dhe masa administrative me gjobë.
Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar ne mjetet e Kom. Policisë 45 shtetas për mungese te dokumentit te identifikimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.5%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52