TIRANE- Aksioni i OSHEE dhe Policisë kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në terren. Gjatë 1 673 kontrolleve të ushtruara në mbarë vendin nga 100 grupe të përbashkëta Policisë-OSHEE janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 21 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 16 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe për shpërdorim të detyrës.
Janë arrestuar për shpërdorim të detyrës dy punonjës të OSHEE, 1 inxhinier në qarkun Dibër dhe 1 faturist në qarkun Elbasan.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 3 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë.
Gjatë ditës së sotme, sipas Policisë janë ndërprerë 956 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, si dhe janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com