Aksioni i OSHEE dhe Policisë kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në terren. Gjatë 2.052 kontrolleve të ushtruara në mbarë vendin nga 109 grupe të përbashkëta Policisë-OSHEE janë evidentuar 19 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 19 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 5 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe për shpërdorim të detyrës.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 5 persona të tjerë.
Gjatë ditës së sotme, sipas Policisë janë ndërprerë 1.048 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, si dhe janë kontrolluar 107 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com