Vijon aksioni i pastrimit të mbetjeve në Pogradec (FOTO)

Vijon aksioni i pastrimit të mbetjeve në Pogradec (FOTO)

Në vijim të aksionit të pastrimit të mbetjeve, bashkia e Pogradecit përfundoi pastrimin e mbetjeve urbane tek varrezat publike.

Sipas kryetarit të bashkisë, Ilir Xhagolli “situata kishte agravuar mjaft, por arritëm në kohë rekord t’i japim zgjidhje”.

Ai u shpreh se “në vijim do të bëhet edhe pastrimi i barërave dhe shkurreve nga punonjësit e pastrimit”.

Në të gjithë territorin, pushteti vendor ka nisur një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane dhe inerte nga akset kombëtare dhe hapësirat e tjera urbane.

Në bashkinë e Pogradecit i është kushtuar veçanërisht rëndësi pastrimit të vijës liqenore, si dhe heqjes së mbetjeve anas rrugës hyrëse në qytet, ndërkohë që aksioni po vijon./ATSH

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram