Vijojnë dezertimet nga PD, edhe 24 karrige bosh nga opozita në Parlament

Vijojnë dezertimet nga PD, edhe 24 karrige bosh nga opozita në Parlament

Ares Ypi, Kostaq Papa dhe Krenar Rryçi

TIRANE-Dy ditë më parë dorëzuan dokumentet për pranimin e mandatit të deputetit nga listat e PD-së tre kandidatë të tjerë; Krenar Rryçi  PD-Durrës (Partia Reforma Demokratike), Kostaq Papa PD-Tiranë (Partia Emigracioni Shqiptar) dhe Ares Ypi PD-Tiranë. Po një ditë pasi dorëzoi formularin, pra dje, njëri nga kandidatët, Ares Ypi nga listat e PD-së në kryeqytet është penduar. Ai i ka dërguar një tjetër letër KQZ-së ku shprehet se formularin e ka dorëzuar gabimisht dhe se tërhiqet nga vendimi i parë duke e refuzuar mandatin.

Gjithsesi për Ypin pritet vendimi i KQZ-së si do të veprojë. Deri tani, bashkë me Ypin bëhen 116 deputetë në Kuvend, 79 nga shumica dhe 37 nga opozita (14 LSI+23  PD) ndërkohë që duhen edhe 24 deputetë për të plotësuar numrin 140. Sipas ritmeve aktuale numri i plotë pritet që të plotësohet shpejt. Opozita PD dhe LSI dogjën mandatet duke dalë në rrugë me protesta dhe mosbindje civile për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, ndërsa nuk janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit.

116 deputetë në Kuvend 
PS + 79 mandate (Me 3 PDIU, Tom Doshi dhe Robert Bitri)
37 deri tani opozita e re
14 LSI
23  PD

Deputetët nga opozita
Tre deputetë nuk hoqën dorë nga mandatet që në fillim
1.            Lefter Koka
2.            Myslim Murrizi
3.            Rudina Hajdari

Janë betuar:

1.            Ylli Shehu
2.            Aurora Mara
3.            Enver Roshi
4.            Edmond Rrushi
5.            Ediola Braha
6.            Edlira Hyseni
7.            Elda Hoti
8.            Ralf Gjoni
9.            Nimet Musaj
10.          Enada Kociraj
11.          Amra Borova
12.          Eugen Bojaxhi LSI Berat
13.          Klajdi Qama LSI Berat
14.          Lefter Maliqi
15.          Alban Zeneli
16.          Ligoraq Karamelo
17.          Majlinda Halilaj
18.          Arben Elezi
19.          Adriatik Alimadhi
20.          Korab Lita
21.          Halit Jakimi
22.          Arlind Çarçani
23.          Andi Përmeti PD  Korçë
24.          Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër
25.          Erjon Piciri PD Tiranë
26.          Artur Rroshi nga PD Tiranë
27.          Nikolin Staka nga PD Shkodër
28.          Zef Shtjefni nga PD Shkodër

Në pritje:
Kujtim Gjuzi  PD Durrës
Koço Tahiri PD Korçë
Indrit Hoxha PD Tiranë
Krenar Rryçi  PD Durrës
Kostaq Papa PD Tiranë
Ares Ypi PD Tiranë

(Kliko këtu për të lexuar formularin e dekriminalizimit të Ares Ypit)

Letra e Ares Ypit drejtuar KQZ-se ku pendohet qe pranoi mandatin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 03/05/2019 23:50

    Shkelqyer ! E domosdoshme per te patur nje parti te paster.

    Përgjigju
  • Chicago: 02/05/2019 15:44

    Po i ikin te gjithe PD - LSI te rine si shittt te bllokojn ruget njerzit kane halle keto partit e vogla stupe hajdeni ne 11 maj te rezojm qeverin idjotet skan turp O zote

    Përgjigju
    • Arbër: 02/05/2019 16:41

      Ypi është kërcënuar me jet, Prandaj është ”penduar” ...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja