Afati i fundit për dorëzimin e armëvë është 30 prill e për këtë arsye shumë qytetarë nuk kanë nguruar t’i dorëzojnë ato në komisariate.
Në një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit njofton se në të gjithë vendin janë dorëzuar 36 armë zjarri, 1160 fishekë, 3 granata, 2 krehëra, 1 predhë topi.
Thirrja për dorëzimin e armëve të Policisë së Shteti vjen në kuadër të një nisme që ka marrë kjo e fundit "Shqipëria pa armë".
Konkretisht në qarqet: Qarku Tiranë Dorëzohen në Komisariatet e Policisë 5 armë zjarri dhe 100 fishekë, konkretisht: 4 armë zjarri në Tiranë dhe 1 armë zjarri e 100 fishekë në Rrogozhinë.
Qarku Berat Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Berat, 3 armë zjarri dhe 110 fishekë nga banorë të qytetit.
Qarku Fier Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 6 armë, 2 granata e 90 fishekë.
Qarku Kukës Dorëzohen 3 armë zjarri, 1 granatë difensive dhe 100 fishekë, konkretisht në Njësinë Administrative Ujmisht dhe në Njësinë Administrative Bicaj.
Qarku Lezhë Banorët dorëzojnë vullnetarisht 4 armë zjarri dhe 200 fishekë, konkretisht në Komisariatin e Policisë Mirditë dy banorë dorëzojnë 1 mitraloz, 1 pushkë, 1 automatik dhe 150 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Kurbin 1 banor dorëzon 1 armë zjarri dhe 50 fishekë.
Qarku Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun Shkodër dorëzohen nga banorët, 7 armë zjarri e 210 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër dorëzohen 4 armë zjarri e 120 fishekë, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dorëzohen 3 armë e 90 fishekë.
Qarku Vlorë Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen 8 armë zjarri, 350 fishekë dhe 1 predhë topi, 2 krehëra konkretisht: Në Llakatund, Kaninë, Selenicë, e Orikum janë dorëzuar 1 mitraloz i lehtë, 4 automatikë Kallashnikov, 3 pushkë, 1 predhë topi, 350 fishekë e 2 krehëra.