Vijon i nxehti përvëlues, temperatura deri në 42 gradë celsius

Vijon i nxehti përvëlues, temperatura deri në 42 gradë celsius

Foto ilustruese

I nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat Jugore deri në 42 gradë Celcius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita mbetet me vlera konstante duke u luhatur vlerat ditore nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 42°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 16/07/2024 10:10

    A po bindeni npraktik sa po i kushton njerëzimit dhe mahlukateve,kur tpa fetë bahen klerika fetar,Krijusi i gjithsis i ka tgjitha tpa shterrshme, asgja nuk jepë falas, rregullat duhet ti zbatojmë për me fitu SHIUNË

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

‘Metamorfoza’/ Lirohet nga qelia Erzen Breçani, Apeli i GJKKO e lë në arrest shtëpie

‘Metamorfoza’/ Lirohet nga qelia Erzen Breçani, Apeli i GJKKO e lë në arrest shtëpie