Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në Lagjen e Kombinatit në Tiranë, për të vijuar procesin e legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Bëhet fjalë për një kompleks banimi me rreth 65 njësi apartamente dhe njësi shërbimi, dyqane.
Në rastin konkret, bëhet fjalë për pallate të ndërtuara me leje në vitet 2014-2017, por që e kanë shkelur lejen dhe subjekti ndërtues nuk e ka ndjekur më procesin. Tashmë banorët janë organizuar vetë për të ndjekur procedurat e legalizimit.
Lame gjatë takimit është ndalur edhe tek Vendimi i Qeverisë për sekuestrimin e ndërtimeve apo kateve pa leje.
“Qëllimi i këtij Vendimi është që të mos penalizojë qytetarët që kanë blerë në këto pallate dhe fakti i sotëm që ne po vazhdojmë legalizimin e pallateve e braktisura nga ndërtuesi, është një shembull që tregon një ndarje të qartë mes hallit të qytetarëve që kanë blerë një apartament apo njësi shërbimi dhe qejfit të tyre që kanë shkelur lejet dhe që duhet të paguajnë për shkeljet që kanë bërë”.
Statistikisht i bie që, afërsisht 3 në çdo 4 pallate të ndërtuara me leje përgjatë 25 vjetëve të fundit, të regjistrohen jo përmes rrugës normale, por përmes procesit të legalizimit.
Arsyet e kësaj janë të shumta, që nga shkelja e lejes nga ndërtuesit, braktisja e ndërtimit, falimentimi i subjekteve ndërtuese, konfliktet e gjithëfarllojshme midis ndërtuesve, pronarëve të trojeve dhe blerësve, abuzimet e Bashkive në dhënien e lejeve të ndërtimit firmave fantazmë, etj.
Gjithashtu Lame theksoi se së fundmi me Bashkinë Tiranë po rifreskohet marrëveshja e lidhur para disa vjetësh, sipas së cilës Bashkia nuk do të mundësojë subjekteve marrjen e lejeve të reja të ndërtimit, nëse rezultojnë të kenë të pambyllura procedura të mëparshme për ndërtime të mëparshme.
Ky bashkëpunim me Bashkinë shpresohet të nxisë procesin e legalizimit të këtyre pallateve në favor të banorëve blerës të apartamenteve.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
Mos haro te legalizosh cdo ndertim ne token e pronarit Dhe pronari bredh gjyqeve ./,,,,,deri sa te vdes i dhunuar dhe i perdhunuar me Ligjin e legalizimit. mos harro te legalizosh cdo ndertim pa leje qe u ze frymen atyre qe kan bler shtepi por drit skan Mos harro te legalizosh cdo rruge te zen nga ndertimet pa leje, se IMKT BEN PRISHJE SELEKTIVE
PërgjigjuMarrin tendera mos u bej merak o Lame qe u cave duke punuar dhe te shtunave.
Përgjigju