TIRANË - Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar një seancë më shumë se pesë orëshe lidhur me rastin e Sokol Idrizaj dhe familjarëve të tij, të akuzuar për "kontrabandë mallrash", "mosdeklarim të ardhurash", "pastrim parash" dhe "ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare", bën me dije gazetarja Keti Banushi.
Të akuzuarit janë dënuar lidhur me kontrabandën e mallrave dhe pastrimin e parave nga Franca në Shqipëri, përfshirë një shumë të madhe prej 2.1 mln eurosh.
Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, ish shofer në ministrinë e Brendshme, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.
Pas shqyrtimit, Gjykata shpalli vendimin, duke dhënë dënime për të akuzuarit si vijon:
Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku: 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7.5 vjet.
Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja Elda Idrizaj: 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5.7 vjet.
Egi Idrizaj (vajza e madhe e Sokol Idrizaj): 7 vite burg, 4.7 vjet me gjykim të shkurtuar, dhe u aplikua pezullimi me shërbim prove.
Bora Idrizaj (vajza e vogël e Sokol Idrizaj): 2 vite burg, dhe u aplikua pezullimi me shërbim prove.
Vangjush Kasharra: U shpall i pafajshëm për "fshehje të të ardhurave".
Tomorr Baruti: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1.4 vjet, dhe u aplikua pezullimi me shërbim prove.
Lajmi ne perditesim...
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 08:36
PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?
-
E drejtë
55.6%
-
E gabuar
38.6%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 4217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meçe zbardh DOSJEN: Çështja e Veliajt u manipulua, u burgos pa asnjë fakt! SPAK-GJKKO nuk kanë asnjë provë! ‘Harabel’ asnjë financim nga Bashkia
4 Mars, 18:23
-
Arrestimi i Erion Veliajt, Apeli i GJKKO hedh shortin për ankimimin e masave të sigurisë së kryebashkiakut dhe 4 të tjerëve! Ja gjyqtari që përzgjodhi shorti, data e pacaktuar ende
4 Mars, 15:46
-
Masakra e Gërdecit/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, ish-ministri kundërshton gjetjet e ekspertëve ushtarakë për demontimin e municioneve
4 Mars, 14:10
-
Plumbi i artë/ 'Nuk vdes pa iu ngrenë hallvën', zbardhen debatet në GJKKO mes Dumanit e Divës! I prenduari drejtësisë tregon si u vra Fatmira Dedja
4 Mars, 11:24
-
Pastronte paratë e kokainës së vëllezërve Çopja, GJKKO lë në qeli Klajdi Merkajn
4 Mars, 09:43
-
Kryebashkiaku Veliaj tregon se si u transformua ‘Pazari i Ri’ në Tiranë: As me dosje të rreme dhe as me dënime pa gjyq! Askush s’mund ta fshijë super punën që kemi bërë (VIDEO)
3 Mars, 20:34
-
GJKKO e lë në arrest shtëpie pasi akuzohet se mori 1 mijë euro ryshfet, revoltohet avokati: Kush korruptohet me aq para?!
3 Mars, 16:48
-
Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit përgjatë 2022-2024, ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë
3 Mars, 12:25
-
U ekstradua nga Madridi në Tiranë! GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për 30-vjeçarin të akuzuar për trafik droge
3 Mars, 11:49
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha Në SPAK me një grusht militantësh, kërcënon Dumanin: Amnistove krimin elektoral të Ramës! Kraja mori strajcë me para! Merr fund me turp më 11 maj (VIDEO)
3 Mars, 07:53
-
Afera ‘Partizani’/ Akuzon kundërshtarët, por vetë Berisha mobilizon sërish nesër militantët në protestë para SPAK
2 Mars, 20:59
-
SPAK operacion në disa qytete! Në pranga shefat e krimeve në Himarë e Lushnjë dhe ish-polici që kandidoi për bashkinë e Roskovecit me Berishën! SkyECC zbuloi përfshirjen në grupe kriminale (EMRAT)
1 Mars, 21:17
Ishalla o te nderuara gjyqtare dhe prokuror qe keni dhene kete vendim ju zene haqet e ketyre hallexhijve qe i keni mare ne qafe
PërgjigjuTurpppppp. Kaq s’jane denuar per vrasje. Gabim shume i madh per Spak dhe Gjykaten.
PërgjigjuBo, sa i paskan denuar.
Përgjigju