Vijon mungesa e teksteve në disa
qytete,në Krujë nuk gjendet Abetarja

Vijon mungesa e teksteve në disa<br />qytete,në Krujë nuk gjendet Abetarja
Vijon mungesa e teksteve shkollore. Prindërit dhe nxënësit ende nuk janë pajisur me të gjithë librat, pavarësisht se jemi 4 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor.
 
Përveç Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe shumë qytete të tjerë, mungesë të theksuar të librave ka edhe ne rrethin e Krujës.
 
Si për çudi, fëmijët që do të fillojnë klasën e parë, ende nuk dihet nëse do të kenë abetaren, në ditën e parë të shkollës. Prindërit në Fushë-Krujë thonë se fëmijët e tyre ende nuk kanë të gjithë libra.

Një tjetër problem është edhe mospajisja e komuniteteve të veçanta me tekste shkollore.

Erdha ditën e parë për të marrë librat por nuk i gjetëm. Më thanë se mungon Abetarja’ tha një prind. Ndërsa një tjetër u shpreh se, ‘Mungon vetëm një libër për vitin e ri shkollor, por deri tani nuk e kam gjetur” tha ai. Sakaq, nëna e një nxënësi të vitit të parë të gjimnazit tha se, ‘Mungojnë librat. Erdha këtu për ti blerë dhe më thanë se ende nuk kanë ardhur”. E pyetur për klasën e 5-të, ajo u shpreh, “Mungojnë vetëm dy libra. Më thanë se do të vijnë”.

 Ndërsa një anëtar i komunitetit egjiptian tha se, “Nuk i kemi marrë librat. Meqë nuk kemi lekë që ti blejmë, jemi duke pritur se mos do të na i japë shoqata e egjiptianëve. Kemi ardhur këtu dhe na kanë thënë se nuk na i japin pa lekë” tha ajo.
 
Komuniteti rom në disa qytete nuk është pajisur me libra.
 
Mungesa ka ardhur për shkak se jot ë gjitha tekstet shkollore janë pajisur me hologram, një pullë që është dhënë me tenderim nga Ministria e Arsimit por që nuk është përgatitur në kohë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Falenderoj nga zemra për mbështetjen', Ali Ahmeti: Tirana sot është krejt tjetër dhe kjo më gëzon mua dhe çdo shqiptar

'Falenderoj nga zemra për mbështetjen', Ali Ahmeti: Tirana sot është krejt tjetër dhe kjo më gëzon mua dhe çdo shqiptar