Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Korçë, pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm.
Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit "Perimetri", ndërsa policia bën me dije se i riu me inicialet E.L, banues në Gramsh, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, duke tentuar të arratisej, por u neutralizua nga efektivët.
Ai u konstatua nga policia në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Benz", 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Komente

